Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” është krijuar më 31.11.2011. Lindja e një institucioni të tillë, u nxit më së tepërmi nga kërkesat e shumta prej të interesuarve, të cilët kërkonin orientimin dhe vendin e duhur ku të kishin mundësinë që pasionin e tyre për kuzhinën ta trajtonin me profesionalizëm. Kështu Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” u bë porta më e sigurt e një institucioni për përgatitjen e kuzhinierëve dhe pastiçierëve të niveleve të ndryshme deri në shefa kuzhine. Themeluesit e tij, ishin Krenar Beshiri administrator, me një eksperiencë të suksesshme disa vjeçare si shef kuzhine dhe Fatos Puto drejtues didaktik.

Në këtë institut kanë dhënë mësim pedagogë të njohur të fushës të cilët kanë dhënë një ndihmesë të dukshme edhe në funksionimin e drejtë të Institucionit Kulinar. Fillimisht ai përbëhej nga kursi i kuzhinës duke u pasuruar më vonë edhe nga kursin e pastiçerisë. Që nga ajo kohë instituti ka kaluar në ndryshime dhe riorganizime të shumta. Kështu, në vitin akademik 2012 – 2013 institutit i’u shtua kursi i pastiçerisë në ambiente të reja. Paralelisht më shtimin e këtyre ambiente u bë edhe rinovimi i ambienteve ekzistuese të kursit të kuzhinës, duke i përsosur akoma më tej me pajisjet e fjalës së fundit të kuzhinës.

Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” ka qenë dhe është një institucion i rëndësishëm në vendin tonë, me një veprimtari të gjërë. Gjithashtu, ai mbetet ndër institucionet më të rëndësishëm në vend për përgatitjen dhe kualifikimin e kuzhinierëve, pastiçierëve dhe shefave të kuzhinës. Numri i studentëve të cilët ndjekin studimet në këtë institut ka ardhur gjithnjë në rritje nga viti në vit.

Edhe përmbajtja e tij në planin e procesit mësimor ka pasur ndryshime të shumta, në përputhje me shkallën e zhvillimit të fushës së gastronomisë  dhe me kërkesat e shtuara të tregut. Sot në këtë institut funksionojnë disa kurse, ku studentët mund të specializohen në profile si: kuzhinë, pastiçeri, bukëpjekës, piceri, xhelatier, barman. Shtimi i numrit të kurseve për këto specializime dhe profilizime, është mbështetur edhe nga një punë të madhe për hartimin dhe zgjerimin e planeve të reja mësimore, të programeve të lëndëve që janë shtuar në këto plane si dhe rivlerësimin e programeve të lëndëve ekzistuese, me qëllim që të ndihmohet në rritjen e aftësimit profesional të studentëve.
Përmes praktikave profesionale e marrëveshjeve me partenerë të ndryshëm të fushës, ku përmendim: pastiçeri furrë buke “NELA”, piceri “TANI”, BBI group international Kosovë, BBI group international Tiranë etj., Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” ka krijuar e po krijon gjithnjë e më tepër mundësi dhe hapësirë kryesisht për kualifikim të studentëve dhe shkëmbim eksperiencash të herë pas herëshme në ambientet e këtyre bisneseve serioze. Studentëve u jepet mundësia të kryejnë praktikat e tyre mësimore pranë këtyre partnerëve të ndryshëm të institutit për kualifikime e specializime afatshkurta e afatgjata. Nga ana tjetër, pranë Institutit të Artit Kulinar “ROYAL”  kanë ardhur kuzhinier, pastiçier dhe shefa kuzhine të ndryshëm për të mbajtur orë të veçanta leksionesh, duke ofruar eksperiencën e karrierës së tyre në ndihmë të studentëve të institutit.