Objektivat tona janë ambicioze e afatgjata, të fokusuara në përmirësimin e vazhdueshëm të programeve dhe statutin e Institutit të Artit Kulinar “ROYAL”. Synojmë të sigurojmë rritje cilësore në përgatitjen e kuadrove për t’iu përgjigjiur nevojave të tregut, duke pretenduar të jemi gjithmonë një qendër e fuqishme e edukimit, arsimit dhe kualifikimit në vend.

Objektiv i Institutit të Artit Kulinar “ROYAL” në fitimin e cilësisë, është të sigurojë standarde në programet e studimit, duke u kujdesur në plotësimin e mjediseve mësimore, laboratorëve, lëndëve bazë për çdo orë mësimi, sistem audio-viziv etj., me qëllim krijimin e metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe të të mësuarit duke përgatitur një student plotësisht të vetëdijshëm në aftësitë e fituara gjatë studimeve në mjediset e këtij instituti.

Tjetër objektiv i rëndësishëm i Institutit të Artit Kulinar “ROYAL” është që të krijojë një ambient bashkëpunimi profesional, të frytshëm dhe funksional, i cili nënvizon herë pas here nevojat për përmirësim të cilësisë së shërbimit që ofrohet në procesin mësimor. Instituti do të jetë një institucion, në të cilin do të japin kontributin e tyre të gjithë pedagogët e tij. Instituti do të evidentojë në mënyrë të qartë problemet e cilësisë në mesimdhënie, si dhe do të ofrojë një tërësi programesh praktike.

Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” po përpiqet të përmbushë parametrat e një institucion i cili harton, zhvillon, koordinon, ndërvepron për krijimin e një klimë profesionale pune e cila sjell arritje. Instituti do të përdorë në punën e tij tregues standard, të planifikimit, të vlerësimit dhe të raportimit, të cilat do të jenë të aprovuara nga stafi i pedagogëve të institutit, elemente pune që do të nxisin dhe do të sigurojnë përmirësimin dhe cilësinë e shërbimit që ofron instituti ynë.

Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” do të bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme me partnerët e tij aktual apo edhe të rinjë, për të zhvilluar dhe nxitur projekte të ndryshme në lidhje me praktikat profesionale. Zhvillimin e praktikave profesionale, instituti i konsideron thelbësore, ndaj për këtë do të vendosi në dispozicion shfrytëzimin e kapaciteteve profesionale të stafit të tij, si dhe do të përdorë në mënyrë maksimale bashkëpunimet të cilat zgjerohen nga viti në vit. Instituti do të identifikojë studentët e shkëlqyer dhe do të bashkëpunojë ngushtë me stafin drejtues për mbështetjen shumëplanëshe të tyre. Në këtë drejtim instituti do të ofrojë mbështetje dhe në drejtim të këshillimit të karrierës së studentëve, duke ofruar përvoja pozitive të karrierës dhe sipërmarrjes për ta.

Instituti i Artit Kulinar “ROYAL” do të ofrojë alternativa profesionale dhe bashkëkohore, duke u mbështetur në përdorimin e praktikave nga përvoja të suksesshme të mësimdhënies dhe të të nxënit për të gjitha kurset. Ne shpresojmë që ky institut do të mundësojë zhvillimin e aftësive sociale dhe atyre profesionale të stafit të tij, mbështetur në më të mirën që ata mund të bëjnë në anën profesionale e intelektuale, por dhe në drejtim të sjelljes së tyre me institucionin dhe grupet e interesit si: studentë, prindër, pedagogë, drejtues e më gjërë. Në bashkëpunimet me grupet e interesit do të praktikohen mënyra motivuese dhe profesionale për të mundësuar vazhdimësi korrekte të punës së institutit.