Historiku
Historia Jonë
Instituti Kulinar ROYAL është krijuar më 31.11.2011. Lindja e një institucioni të tillë, u nxit më së tepërmi nga kërkesat e shumta prej të interesuarve, të cilët kërkonin orientimin dhe vendin e duhur ku të kishin mundësinë që pasionin e tyre për kuzhinën ta trajtonin me profesionalizëm. Kështu Instituti Kulinar “ROYAL” u bë porta më e sigurt e një institucioni për përgatitjen e kuzhinierëve dhe pastiçierëve të niveleve të ndryshme deri në shefa kuzhine. Themeluesi tij ishte Krenar Beshiri, i cili vinte nga një eksperiencë e gjerë në fushën e kulinarisë.

Misioni Ynë
Misioni ynë është t’u japë studentëve njohuri të fokusuara sipas fushës përkatëse, mbështetur në metoda bashkëkohore, të cilat i bëjnë studentët njohës shumë të mire të fushës dhe profesionistë të vërtetë.
ÇFARË NA BËN NE MË TË VEÇANTËT?
Instituti Kulinar Royal falë eksperiencës 10 vjeçare në fushën e kulinarisë ju mundëson:
- Praktikë profesionale individuale 4 herë në javë
- Punësim të garantuar gjatë dhe pas përfundimit të kursit
- Laboratorë bashkëkohorë
- Ju bën profesionistë të fushës
- Çmime tepër të arsyeshme