Ja pse Instituti Kulinar Royal mund t’ju ndryshoj jetën

Zhvillimi i tregut në ditët e sotme po ecën me hapa galopant. Por a po ecin të rinjtë drejt zhvillimeve të tregut? 

Shumë të rinjë zgjedhin të studiojnë ende profesione ‘tradicionale’ si juridik, shkenca politike apo shkenca sociale pa menduar më parë se cilat do të jenë mundësitë e tyre për punësim. 

Ne në Institutin Kulinar Royal kemi një shprehje: nëse do një pasaport e cila të vlen në çdo vend të botës, atëherë studio kuzhinën. Realisht profesioni i shefit të kuzhinës, pastiçierit, picierit apo baristit është një profesion, i cili pavarësisht vendit ku vendosni të jetoni, sërish do t’ju shërbej të punësoheni aty.

Ndaj duke qenë se jemi në fazën e përzgjedhjes dhe para vendimit se çfarë do të vendosni për të ardhmen tuaj, do donim t’ju sugjeronim sesi Instituti Kulinar Royal ju transformon jetën.

5+ arsye pse duhet të zgjidhni Institutin Kulinar Royal

1. Praktikë profesionale individuale

Ne në Institutin Kulinar Royal i japim një fokus të rëndësishëm praktikës profesionale dhe mbi të gjitha individuale që dmth secili nga studentët ka pajisjet, ingradientët dhe bangon e vet për të përgatitur çdo ditë gatimet që do të mësojë.

2. Laborator modernë

Instituti Kulinar Royal është ndër të vetmet shkolla në rajon e cila ka pajisje bashkëkohore për t’i lehtësuar rutinën e gatimit nxënësit si dhe për ti mësuar atyre procese të ndryhsmeqë do t’i nevojiten kur të dal në tregun e punës.

3. Praktikë në resorte/restorante

Gjatë periudhës që studenti ndjek studimet pranë nesh, ne kujdesemi që gjatë pasditeve studenti të jetë i angazhuar me punë, duke forcuar me tepër dijet me praktikën dhe sfidat që ha në terrenin e punës. 

Shpesh herë praktikat janë të paguara nga subjektet në fjalë. kjo praktikë i vlen shumë studentëve pasi në përfundim të shkollës, studentët dalin profesionist të vërtetë.

4. Punësim i garantuar

Kjo është faza më kulminante si për ne dhe për studentët. Në Institutin Kulinar Royal pas përfundimit të studimeve madje dhe gjatë ndjekjes së studimeve ju do të keni punësim të garantuar.

Këtë e demostrojnë dhe studentët tanë…

5. Diplomë që njihet kudo brenda dhe jashtë vendit

Një tjetër avantazh që gjeni tek ne është se diplomat tona njihen kudo në botë, jo më kot ne i konsiderojmë diplomat tona si pasaporta punësimi, kjo pasi dyerët tuaja janë të hapura kudo që të shkoni.

Besj këto janë mjaftueshëm për t’iu dhënë një ide të qartë dhe konkrete se pse duhet të zgjidhni Institutin Kulinar Royal dhe pse kjo shkollë përcakton suksesin e të ardhmes tuaj në profesionet e kuzhinës. 

Leave a Comment